73 vjetori i Forcave Ajrore/ Peleshi: Angazhim për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes

73 vjetori i Forcave Ajrore/ Peleshi: Angazhim për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes

Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht më 24 prill 1951.

Në 73-vjetorin e Forcës Ajrore, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që e krijuan dhe e ngritën lart këtë forcë dhe ata që vazhdojnë kontributin në ruajtjen e sovranitetit të vendit.

Ministri teksa numëroi investimet në Forcat Ajrore, tha se duhet rritur angazhimi për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

Riaktivizimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, ardhja e dy helikopterëve Black Hawk, si dhe pajisja me dronët luftarakë Bayraktar, janë investime historike për Forcat e Armatosura dhe hapa të rëndësishëm për modernizimin e Forcës Ajrore.

Këto zhvillime jo vetëm që rrisin aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërbejnë edhe si dëshmi e angazhimit të vendit tonë për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

Forcat Ajrore Shqiptare janë një nga tre armët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Forca Ajrore përbëhet nga Komanda dhe Shtabi i FAj, Baza Ajrore Farkë, Baza Ajrore Kuçovë, Qendra e Vëzhgimit Ajror, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Kompania e Mbështetjes e FAj.

Avionët e parë të Forcave Ajrore Shqiptare ishin avionë sovjetikë të prodhuar mbas Luftës së Dytë Botërore “Yak-18” dhe fillimisht u dislokuan në Laprakë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy