Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, me pasojë vdekjen e dy personave. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojmë për zbardhjen e këtij aksidenti.
Mësohet se viktimat janë identifikuar si Mihal Jani dhe Ilir Shabani, punonjës të elektrikut në Lushnjë.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.



