Qarkullonte i armatosur, në pranga 45-vjeçari në Vlorë

Qarkullonte i armatosur, në pranga 45-vjeçari në Vlorë

Një 45-vjeçar me inicialet A.H., ra në prangat e Policisë së Vlorës pasi u kap duke qarkulluar i armatosur në makinë.

Një pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe një shumë parash, u sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”.

Drupal Ad

 

 

 

 

Në njoftim thuhet:

Në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", goditet brenda 48 orësh një tjetër rast i mbajtjes së armëve pa leje në qytetin e Vlorës. Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 45-vjeçari. Finalizohet nga Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar "Strike 15".

Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në rrugën Sazani, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Strike 15", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. H., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Benz", me të cilin lëvizte 45-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak si dhe një shumë parash. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy