
Një 90-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme nga një automjet në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, ku shtetasi Sh. H., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin B. S., 90 vjeç.
Fatmirësisht i moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.
“Sot rreth orës 13:10, në lagjen ‘11 Janari’, Fier, shtetasi Sh. H., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Skoda’, ka aksidentuar shtetasin B. S., 90 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.



