
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Tropojë, duke vënën ë pranga një person.
Bazuar në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Bukovë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e Gëzim Doçit.
Uniformat blu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat Doçi i mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, Gëzim Doçi, 38 vjeç, banues në fshatin Bukovë, Tropojë.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tropojës, për veprime të mëtejshme.



