Fier, policia bllokon gomonen që dyshohet se do të transportonte drogë drejt Italisë

Fier, policia bllokon gomonen që dyshohet se do të transportonte drogë drejt Italisë

Një gomone 12 metra është ndaluar nga forcat policore mbrëmjen e së martës në zonën e Darëzezës në Fier.

Misioni i kryer nga policia bregdetare, pas informacioneve dhe bashkëpunimit me Guardia di Finanza, ka bllokuar me sukses mjetin e pajisur me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi.

Policia dyshon se gomonia po përgatitej për transportimin e lëndëve narkotike. FNSH ka arritur në vendin ku u gjet gomonia dhe po bën krehjen e zonës, me dyshimin se mund të ketë lëndë narkotike të fshehur.

Gjithashtu, efektivët e Guardia di Finanza kanë patrrulluar brigjet kufitare.

Sipas hetimeve, dyshohet se gomonia kishte ardhur nga Italia për t’u ngarkuar me drogë në bregdetin shqiptar dhe më pas për t’u kthyer sërish, por është pikasur nga policia, çka ka çuar në dështimin e trafikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy