Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me armë në ajër.
Burime për MCN bëjnë me dije se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e drogës, pasi në banesë janë gjetur shenja që tregojnë se ai kishte konsumuar lëndë narkotike.
Mësohet se ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Bashkëshortja e tij kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit, ndërsa Marku prej pak ditësh ishte zhvendosur në zonën e shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur, në një apartament me qira.
Në deklarimet paraprake 40 vjeçari është shprehur se i ka marrë fëmijët për ti mbrojtur.
Pritet të merret edhe dëshmia e bashkëshortes Bardhe Marku për të zbardhur motivet e ngjarjes. Aktualisht dy fëmijët e mitur janë duke u trajtuar me psikolog.



