
Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë së Lezhës pasi nuk iu përgjigj urdhrit të uniformave blu për të ndaluar.
Burime policore bëjnë me dije se i arrestuari është 25-vjecari, A. Z., banues në Kurbin, të cilit pas kontrollit iu zbulua në automjet edhe një armë zjarri.
“Në kuadër të këtyre kontrolleve, në Kurbin, forca e pocaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një mjetit tip “Benz”, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen.
Sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur të bëjnë bllokimin e tij në fshatin Shullaz, Kurbin”, njofton policia.
Lidhur me rastin, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.



