
Një grua është përplasur për vdekje nga një makinë në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, sot "më datë 20.11.2019, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur "Ish- këneta', mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme".



