Përplasja me murin e lokalit i mori jetën të miturit në Bërxullë, drejtuesi i mjetit ishte i dehur

Përplasja me murin e lokalit i mori jetën të miturit në Bërxullë, drejtuesi i mjetit ishte i dehur

Arrestohet drejtuesi i mjetit i cili shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një të mituri në Bërxullë, në periferi të Tiranës.

Policia thotë se në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.

Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Dacia”, me drejtues shtetasin E. H.

Nga përplasja automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy