Gjykata lë në burg ish-drejtorin juridik, falsifikoi dokumentacionin për Viktor Imerin

Gjykata lë në burg ish-drejtorin juridik, falsifikoi dokumentacionin për Viktor Imerin

Gjykata e Posaçme lë në “arrest me burg” Gani Shehun, ish drejtorin juridik të burgut të Peqinit.

Ai pranoi në gjykatë se ka qenë ai personi që e ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin, bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.

Sipas të pandehurit shkresa është firmosur edhe nga drejtori i burgut. Por Prokuroria pretendon se Shehu, në përgjigjen që mban datën 14 janar 2021, të kthyer avokates së Viktor Imerit, ka evidentuar se gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit me 25 vite burgim, Viktor Imeri, nuk ka qenë i rehabilituar në burgun e Peqinit.

Avokatët e Imerit, kanë pretenduar se klienti i tyre i arrestuar nga SPAK për vrasjen e Vajdin Lamaj, ka qenë në burgun e Drenovës, kur ka ndodhur krimi dhe jo në burgun e Peqinit.

Por kërkesa e tyre nuk është pranuar nga Gjykata e Posaçme SPAK, e cila ka urdhëruar që Imeri të vijojë i mbyllur në burg. Por dokumenti i burgut, është konsideruar si i falsifikuar dhe për këtë SPAK, ka nisur një hetim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy