Gjykata e Posaçme urdhëron shoqërim të detyrueshëm për Luftar Reçin

Gjykata e Posaçme urdhëron shoqërim të detyrueshëm për Luftar Reçin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar shoqërim të detyrueshëm për Luftar Reçin, i cili akuzohet për disa vepra penale.

Reçi nuk ka marrë pjesë në seancë e Gjykatës sot.

Me anë të një letre dërguar trupit gjykues Reçi argumenton se ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe së shoqërimi i tij ishte i rrezikshëm.

“Të më sjellësh mua ne gjykate është sikur t’u sjellësh qingjin ujqërve”, thotë Reçi.

Mësohet se nga ana e Prokurorisë së Posaçme SPAK është kërkuar që dëshmia e të dënuarit Reçi të jepet me “Skype”, po ashtu edhe nga e këtij të fundit është bërë e njëjta kërkesë.

Në përfundim gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorisë, por edhe të Reçit duke urdhëruar shoqërimin e tij të detyrueshëm në gjykatë. Mos paraqitja do te merret si refuzim u shpreh gjykata.

Seanca tjetër u la në datën 20 mars, prej orës 09:00.

Luftar Reçi, është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të ndodhura në 2005-ën, ajo e Klodian Saliut dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy