Sarandë/ Dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe kanosi familjarët me armë, arrestohet 31-vjeçari

Sarandë/ Dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe kanosi familjarët me armë, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ra në prangat e policisë mbrëmjen e sotme pasi rreth orës 17:30 ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

 

Pasi e ka dhunuar, Kristi Ceka dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar 4-5 herë në ajër dhe është larguar me automjet në drejtim të Borshit.

 

Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër. Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.

 

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy