Shpëtohen nga mbytja në Vjosë dy turistë hungarezë

Shpëtohen nga mbytja në Vjosë dy turistë hungarezë

Dy turistë hungarezë janë shpëtuar nga mbytja pas një incidenti të ndodhur në lumin Vjosë, në zonën e Përmetit.

 

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në segmentin Badlonjë-Petran, ku dy turistet, të apasionuar pas sportit të kanoe-kajakut, kanë humbur ekuilibrin teksa po kalonin një rrjedhë të rrëmbyeshme të lumit.

 

Në ndihmë të tyre ka ardhur një shtetas britanik, Xhim Smith, i cili banon në Përmet.

 

Ai ndodhej rastësisht në vendngjarje dhe ka ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë të dy
turistet në breg. 

 

Mësohet se turistët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy