Një 59-vjeçare me iniciale M.T cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet paradioten e sotme në Vlorë.
Bëhet me dije se 59-vjeçarja është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në njoftimin e policisë thuhet: Sot, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarësia 3”, shtetasja M. T., 59 vjeçe, e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet. 59-vjeçarja është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



