
Një person i cili ishte kthyer në makthin e dy vajzave të reja në kryeqytet pasi i kishte goditur me grushte pa asnjë arsye ka përfunduar në prangat e policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Denis Telo, 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës se djeshme kanë bërë kallëzim shtetaset Albina Ruko, 26 vjeçe dhe Mirela Ruko, 29 vjeçe, banuese të dyja në ‘Rrugën e Bogdanëve’, se një shtetas i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.
Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin D. T., ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.




