Pogradec/ 64-vjeçari dhunon dy nuset, i biri “hakmerret” ndaj të moshuarit

Pogradec/ 64-vjeçari dhunon dy nuset, i biri “hakmerret” ndaj të moshuarit

Një konflikt në familje në fshatin Buçimas të Pogradecit, ka çuar në pranga një 32-vjeçar. Sipas burimeve të policisë, shtetasi E. M. është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit M. M., 64 vjeç. Ndërkohë ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy nuseve të djemve të tij. Përkatësisht, ndaj shtetaseve M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, ndaj të cilave është lëshuar edhe urdhër-mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Ky shtetas, në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç.

Në lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre”, njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy