Apeli lë në fuqi vendimin me 55 vite burg për vrasësit e Marvi Mihalit

Apeli lë në fuqi vendimin me 55 vite burg për vrasësit e Marvi Mihalit

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për autorët e vrasjes së Marvi Mihalit.

Me akuzën për vrasje me dashje, është dënuar me 19 vite Dejvis Bitraj dhe me nga 12 vite Eugen Bitraj, Kridens e Marsel Alla.

Vrasja ndodhi në verën e 2017, pranë stadiumit "Dinamo" në kryeqytet, ku Mihali pas një sherri për karikuesin e telefonit, u godit me thikë nga Dejvis Bitraj dhe mbeti i vrarë në vend.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg 4 autorët e vrasjes së Marvi Mihalit, duke ndryshuar edhe kualifikimin e veprës penale, nga vrasje me paramendim, në vrasje me dashje.

Konkretisht, me 19 vite u dënua Dejvis Bitraj dhe nga 12 vite secili, Eugen Bitraj, Kridens e Marsel Alla.

Familjarët e viktimës janë shprehur kundër këtyre vendimeve, ndërsa akuzojnë gjykatësit se kanë ndryshuar akuzën për të abuzuar me vendimin. 

Gjatë procesit, familjarët e Marvit kërkuan dënimin me nga 35 vite burg për secilin, ndërsa vendimin e gjykatës e konsideruar të padrejtë, duke shtuar se do e kërkonin drejtësinë deri në fund.

Nëna e Marvi Mihalit: Nuk kam kërkuar asgjë, vetëm drejtësinë. Kam thënë që do ta vendos me çdo kusht. Sot çunit tim i ka lëviz pllaka e mermerit sipër varrit. Sa të kem jetë, të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndyrë do marrin reston e vet. Unë nuk do ndaloj së kërkuari drejtësi. Kjo është tallje. Ai e therri, ja nguli thikën nga lart dhe ai ndryshon kualifikimin e veprës penale, heq paramendimin, lë vetëm vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Këta gjykatësa s'kanë frikë as nga vetingu asgjë. Nuk i bëhet von se vdiq djali im. Fatin tim të zi e provofshin gjykatësit.

Babai e Marvi Mihalit: Mallkimi i djalit tim i ndjektë këta gjykatës, këta plehra.

Vrasja ndodhi në verën e 2017, pranë stadiumit të Dinamo, në kryeqytet, ku Mihali pas një sherri për karikuesin e telefonit, u godit me thikë nga Dejvis Bitraj dhe mbeti i vrarë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy