
Lëvizja për Universitetin ka zhvilluar një protestë përpara Ministrisë së Arsimit.
Në shenjë revolte, ata kanë hedhur bojë të kuqe në godinë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Evis Kushi.
Studentët i kanë drejtuar ministres Kushi edhe një deklaratë ku shprehen se nuk është krim të protestosh, por krim janë tentativat për të përndjekur të miturit nëpër shkolla.
"Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni",- thuhet në deklaratën e tyre.



