
Një zjarr ka rënë sot në ndërtesën e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Shkak është bërë një defekt në rrjetin elektrik.
Forcat zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë vënë në kontroll flakët.
Burime për Tema TV konfirmuan se nga zjarri nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Zjarri është shkaktuar nga një shkarkesë elektrike që ka ardhur si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik në afërsi të godinës së Autoritetit të Dosjeve.
Për shkak të avarisë, institucioni po punon pa energji elektrike.



