KPK pezullon nga detyra për një vit prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta

KPK pezullon nga detyra për një vit prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pezulloi për një vit nga detyra Riselda Fishtën, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, pasi analizoi provat dhe faktet vendosi pezullimin nga detyra të Riselda Fishtës, për një periudhë 1-vjeçare me detyrimin të mbarojë trajnimin në shkollën e Magjistraturës.

Prokurorja pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Riselda Fishta u përball me vetingun në 12 korrik për tre kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, ku rezulton se nuk përmbush kriterin profesional.

Vendimi i Komisioni erdhi pas konstatimeve të problemeve të shumta në kriterin profesional. Ndërkohë, Fishta u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Riselda Fishta përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Ajo punon prej një dekade si prokurore në Prokurorinë e Lezhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy