Një banesë në lagjen ‘Partizani’ në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30.
Në vendin e ngjarjes, në lagjen 'Partizani' kanë shkuar tre zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar. Familjarët kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes, por sapo kanë parë flakët kanë dalë me shpejtësi jashtë.
Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.



