5 viktima dhe 78 raste të reja me COVID-19 në 24 orë në Maqedoninë e Veriut

5 viktima dhe 78 raste të reja me COVID-19 në 24 orë në Maqedoninë e Veriut

78 të infektuar, 5 të vdekur dhe 172 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vend. Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Struga.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 894 teste.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19, në Kumanovë 4, Shtip 17, Tetovë 9, Strugë 3, Gostivar 5, Probishtip 3, dhe nga një rast kanë Dibra, Manastiri, Ohri, Kriva Pallanka, Koçani, Vinica.

Në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë prej gjithsej 68.059 testimeve të realizuara, 7124 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3199 janë shëruar kurse 346 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit 3579 raste aktive me Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy