
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka bërë të ditur vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit Durrës, Valbon Çekrezi.
Ndërkohë, Komisioni vendosi transferimin për inspektim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të një çështje të shqyrtuar nga Çekrezi.
KPK gjithashtu konstatoi gjithashtu mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhë një balancë negative për blerjen e një makine Mercedez Benz në vitin 2015.
Lidhur me profesionalizmin u konstatuan dorëzim i dosjeve në sekretari jashte afatit, për të cilat Çekrezi tha se nuk ka pasur përcaktime për afatin e dorëzimit të tyre në apel.
Trupi gjykues i KPK që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Çekrezi kryesohej nga Brunilda Bekteshi me relator Olsi Komicin dhe anëtar Roland Ilian.
Valbon Çekrezi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe punon prej gati tre dekadash si gjyqtar. Ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Durrësit prej fillimit të viteve 2000.



