Vila tre katëshe e Bisnezmenit nga nikla Nazmi Cangu, është survejuar me ditë me radhë nga persona të maskuar.
Prokuroria e Krujës ka mundur të sigurojë përmes kamerave të sigurisë jashtë vilës së familjes Cangu, lëvizjet e shpeshta të një automjeti foristradë. Nga pamjet e siguruara është mundur të identifikohet edhe targa e mjetit me të cilin lëviznin rreth shtëpisë së Cungut. Prokurorët thanë se ato rezultojnë të një vjedhura, dhe se këto targa i korrespondojnë një tjetër mjeti të përfshirë në një ngjarje pranë hotel Palma Nova.
Deri tani e vetmja provë që kanë në duar prokurorët janë këto pamje filmike si dhe kapelja e një prej personave që torturuan dhe grabitën biznesmenin Cungu.
10 persona të gjithë të maskuar dhe të armatosur, njëri prej të cilëve I veshur me uniform të policisë së shtetit, kanë mundur të hyjnë përmes një dere në bacën e vilës 3 -katëshe duke mos lënë asnjë gjurmë. Pasi kanë mundur të marrin nga kasaforta çdo gjë gjendej brenda ata janë larguar me këmbë deri në një pikë ku I priste automjeti.



