
Një shtetas me inicialet F.H., goditi me thikë kunatin e tij në Durrës, shtetasin me inicialet S.T. Policia bën me dije se sherri ndodhi për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit.
NJOFTIM
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



