
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 22 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 609 raste të reja.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 6 mijë e 542 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 347 pacientë.
Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 13 mijë e 406.
Ndërsa numri i pacientëve të shëruar deri më tani është 163 mijë e 147 persona.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga COVID-19 që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 183 mijë e 59.



