Arrestohet në flagrancë kambisti në Pogradec, i gjendet edhe një aparat elektroshok

Arrestohet në flagrancë kambisti në Pogradec, i gjendet edhe një aparat elektroshok

Policia e Pogradecit ka bërë të mundur arrestimin e një kambisti, i cili ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor. Në pranga është vënë shtetatasi me iniciale A.X, 46 vjeç, banues në Pogradec.

"Shtetasi i mësipërm u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.5, duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë", njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi rreth 800 000 lekë, një aparat neuroparalizues dhe 2 celularë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për veprime të mëtejshme hetimore, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy