Policia e Korçës ka arrestuar dy doganierë dhe një biznesmen pasi tentuan të kalonin jashtë kufirit një sasi lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
Rezulton se biznesmeni kryente kontrabandën e lëndës drusore përmes dokumentave të falsifikuara ndërsa dy doganierët e ndihmonin atë të kalonte jashtë kufirit këtë lëndë.



