Një zjarr i rënë pasdite në Sheqeras ka shkaktuar djegien e të paktën 7 ha grurë. Fatmirësisht përparimi i flakëve është parandaluar në kohë, duke nga zjarri pjesën tjetër, një sipërfaqe shumë e madhe me grurë. Zjarri është përhapur me shpejtësi në tokat e mbjella duke djegur kështu një pjesë të konsiderueshme të grurit. Zjarrfikësit por edhe banorët e zonës kanë arritur ta shuajnë në kohë zjarrin e rënë duke evituar dëmin që mund të shkaktonte në sipërfaqe të mëdha me grurë. Edhe policia ka qenë në zonë por ende nuk është përcaktuar shkaku i zjarrit edhe pse sipas specialistëve torfa digjet në vetvete nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.



