Me armë me silenciator në makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Me armë me silenciator në makinë, arrestohet i riu në Tiranë

“Weekend” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator, në automjet, me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, në zonën e Vorës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Gjatë operacionit, në Laknas, shërbimet e policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K., dhe pasagjer shtetasin O. M.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me 1 krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë S. K., 25 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe O. M., 21 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy