
Një trup i dekompozuar është gjetur këtë të hënë në Vlorë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, ku është gjetur i pa jetë në banesën e tij ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Ndërkohë paraprakisht dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.



