Identifikohet 13-vjeçari që u shfaq me një mjet prerës në dorë, Policia del me njoftim 

Identifikohet 13-vjeçari që u shfaq me një mjet prerës në dorë, Policia del me njoftim 

Policia bën me dije se ka 13-vjeçar është identifikuar, pasi shfaqej në një video të publikuar në një portal me një mjet prerës në dorë. Sipas “bluve” video është filmuar para një muaji. 

Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ku shfaqet një shtetas i mitur që mban një mjet prerës me hapje (flutur), ju informojmë se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 13 vjeç që shfaqet në video, banues në Tiranë. 

Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.  Ky shtetas ka publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një mjet të dyshuar prerës me hapje (flutur) dhe nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy