
Gjyqtarja e Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu pritet të marrë “OK” dhe të rikonfirmohet sërish në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në seancën dëgjimore të kësaj të premteje, është caktuar data 4 qershor për vendimin përfundimtar.
Sipas relacionit, Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive dhe komisioni ka konstatuar se gjyqtarja nuk ka shkelje dhe fshehje të pasurisë. Marcela Shehu rezulton me një apartament, një makinë dhe një depozitë kursimi.
Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, kryetare; anëtarët Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, të cilët pasi janë njohur me të dhënat paraprake të gjyqtares së Kurbinit, do të japin vendimin.



