Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur në Gjirokastër, ku është shpallur në kërkim një 41-vjeçar, që mbante armë zjarri dhe municion luftarak në ambientin që kishte në përdorim.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që kishte në përdorim, në fshatin Apsallë, Dropull, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

 

NJOFTIM

Mbante në ambientin që kishte në përdorim, armë zjarri dhe municion luftarak, shpallet në kërkim 41-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit automatik dhe një sasi fishekësh.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që kishte në përdorim, në fshatin Apsallë, Dropull, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të 41-vjeçarit.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy