
Një grua shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, e përplasur nga një makinë.
Bëhet fjalë për 70-vjeçaren Rabie Abeshi, e cila mbrëmjen e së premtes në Urbania, në Viale Michelangelo, u përplas nga një makinë teksa kalonte rrugën.
Ajo u përplas nga automjeti që drejtohej nga një djalë 31-vjeçar nga Acqualagna, i cili nuk e vuri re gruan duke kaluar.
I riu ishte i pari që u përpoq ta ndihmonte dhe njoftoi ndihmën e shpejtë, por gruaja u deklarua e vdekur nga bluzat e bardha.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici.



