
Dhuna në familje ka çuar në ndalimin e një personi në jug të vendit.
Rasti i fundit është në fshatin Gollomboç në Pustec, ku një 63 vjeçar është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij 60 vjeçar edhe duke qenë i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtretasin Zh. D., 63 vjeç, banues në Gollomboç, Pustec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë dy ditë më parë babë dhe bir në Korçë, Trëndafil Zylfi 51-vjeç dhe Emanuel Zylfi 31-vjeç janë arrestuar nga policia, pasi po dhunonin nusen 28-vjeçare për arsye xhelozie.



