Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën me dije se dje, në qytetin e Pukës, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi S. A., 75 vjeç.
I njëjti dyshohet se është vetëvarur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



