
Një 60-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda në trup, pasi është rrëzuar teksa ishte duke punuar. Sipas informacioneve të policisë, shtetasi Z. B., është dëmtuar në këmbë dhe në pjesën e legenit.
Ai u dërgua me në Spitalin e Traumës për një mjekim më të specialiuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi Z. B., 60 vjeç, banues në lagjen " Kushtrimi", Vlorë, i cili duke punuar është dëmtuar në këmbë dhe në pjesën e legenit.
Shtetasi Z. B.,u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



