Një person i cili lëvizte me biçikletë ka humbur jetën mesditën e sotme në Durrës, i përplasur nga një betoniere.
Më konkretisht ngjarja është shënuar rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës.
Një automjet betionere me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Shtetasi P. P., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.



