Kalimtarët e gjejnë në rrugë, ndërron jetë në spital 55-vjeçari në Elbasan

Kalimtarët e gjejnë në rrugë, ndërron jetë në spital 55-vjeçari në Elbasan

Një 55-vjeçar është gjetur i shtrirë në tokë dhe më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ku personi i pastrehë është gjetur nga kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar ambulancën.

Në trupin e 55-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë paraprakisht dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.

“Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar (endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale,  grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy