Kontrabandë cigaresh nga Greqia, arrestohet një person në Pogradec-Qafë Thanë

Kontrabandë cigaresh nga Greqia, arrestohet një person në Pogradec-Qafë Thanë

Një person është kapur në flagrancë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar me automjet, 495 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Greqia.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, efektivët e policisë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Smoking kills”, për goditjen e një rasti në këtë fushë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Pogradec- Qafë Thanë, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. H.

Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 495 steka me paketa me cigare, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy