Vrau bashkëshorten, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

Vrau bashkëshorten, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Shqefen Ziçin, 64 vjeç, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, pista kryesore ku janë përqendruar autoritetet është ajo e xhelozisë. 

 

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë dokumentuar momentet që i paraprinë ngjarjes së rëndë. 

 

Nga hetimet rezulton se fillimisht mes bashkëshortëve ka pasur një debat, pasi 64-vjeçari dyshohet se i ka kërkuar gruas telefonin celular. Më pas, ai dyshohet se është futur në banesë, ka marrë armën e gjahut që e posedonte me leje dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 55-vjeçares, duke i shkaktuar vdekjen në vend. 

 

Krimi ndodhi në mesditën e 9 korrikut, në unazën lindore të Shkodrës, pranë dyqanit ushqimor që administrohej nga çifti. Sipas hetimeve, Bardhe Ziçi tentoi të largohej për t’i shpëtuar sulmit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy