
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Tepelene-Përmet, në të cilën janë lënduar dy pjesëtarë të policisë private NAZERI që transporton vlera monetare.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne kthesën e fshatit Kodër Bashkia Tepelene ku furgoni i blinduar i policisë private NAZERI ka prere rrugën fuoristrades tip Range Rover.
Ndërsa fuoristrada vinte nga Tepelena, u ndesh me furgonin e blinduar ku ky i fundit i preu rrugën. Për pasoje kane ngelur te lënduar dy pjesëtarë te policisë private NAZERI te cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit të Tepelenës.
Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore.



