Shtatë të vdekur e 335 raste me koronavirus në Kosovë

Shtatë të vdekur e 335 raste me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 3.252 mostra të dyshuara për Covid-19, prej të cilëve kanë rezoltuar 335 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 55 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 25 raste, Gjakovë 21 raste, Podujevë 21 raste, Klinë 19 raste, Prizren 19 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 11 raste, Gjilan 10 raste, Shtime 9 raste, Skenderaj 9 raste, Drenas 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kamenicë 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Zubin-Potok 2 raste, Rahovec 1 rast.

Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, dhe atë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 103.815 raste nga 517.734 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.125 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 484 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.812 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.878.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy