Dhunoi administratorin e një portali, arrestohet një 31-vjeçar

Dhunoi administratorin e një portali, arrestohet një 31-vjeçar

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia, i dyshuar si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 3 nëntor 2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, në kryeqytet u godit me sende të forta administratori i një portali. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën ‘Bardhok Biba’, disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj. Z., (adminiatrator i një portali), kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve të dyshuar”, njofton zyrtarisht policia. Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy