Blinin me karta bankare të vjedhura, në pranga dy vajza (VIDEO)

Blinin me karta bankare të vjedhura, në pranga dy vajza (VIDEO)

Një 33-vjeçare përfundoi në prangat e Policisë së Tiranës, teksa po blinte pajisje të telefonisë së lëvizshme, ndërsa u procedua në gjendje të lirë edhe bashkëpunëtorja e saj, 35-vjeçarja me inicialet M.M.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Junida Muharemaj ka kryer blerje në shumën e rreth 17 milionë lekëve të vjetra, ndërsa dyshimet janë se 33-vjeçarja ka kryer edhe blerje të tjera në kompani, të cilat shesin produkte në rrjet (online), dhe për këtë fakt hetimet po vijojnë ende.

Ky nuk është rasti i vetëm i mashtrimit financiar me kartat e debitit, ndërsa në jo pak raste qytetarët kanë denconuar një fenomen të tillë pranë sektorit të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.

Për vjedhjen e kartave të debiti jashtë territorit shqiptar, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesat e dy personave në fjalë, dy telefona celularë, karta të ndryshme, dokumente dhe fatura bankare, të cilat do t’i shërbejnë Prokurorisë së Tiranës për ta hetuar çështjen për veprën penale “Mashtrim Kompjuterik”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy