Operacioni Forca e Ligjit i ka çuar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë tre të dënuarve për prostitucion, trafikim të miturish dhe vjedhje me armë.
Sipas njoftimit, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
- Ferdinat Etemaj alias Ferdinand Etemi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
- Elton Drapi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i të miturve";
- Dorjan Memaj, banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



