
Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë në Sarandë, pas një konflikti.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim si të dyshuar M. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.
28-vjeçari akuzohet se më 8 tetor pas mesnate, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, vëllezërit E. V., 37 vjeç dhe E. V., 34 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht vijon puna për kapjen e të dyshuarit.



