Një çifti shqiptar i janë sekuestruar rreth 20 kilogramë lëndë narkotike kokainë në Taranto të Italisë. Lënda narkotike ishte fshehur në një depo me mjete bujqësore, ngjitur me shtëpinë ku qëndronte çifti shqiptar.
Lënda narkotike është gjetur nga agjentët në një qese plastike të zezë, e ndarë në dy sasi. Njëra qese mbante 14 kilogramë kokainë, ndërsa tjetra kishte 5 kilogramë kokainë.
Gjatë këtij operacioni, në prang aka përfunduar gruaja me origjinë shqiptare, ndërsa burri fillimisht arriti tia mbathte. Por si arrestuan? Policia italiane kishte rënë prej pak kohësh në gjurmët e çiftit, ndërsa ndoqën shqiptarin gjatë takimeve me korrierët e drogës, që gjithashtu ishin shqiptarë.
Agjentët ndërhynë duke ndaluar shqiptarin, të cilit iu gjetën 900 euro me vete që nuk arriti të shpjegonte burimin duke qenë nervoz, kjo i shtyu efektivët që të bënin kontroll në banesën e tij ku u gjet kokaina dhe një sasi e vogël kanabisi.



